Guardiola s’ka plan të largohet nga City

29 dhjetor 2024 | 08:34

Manchester City ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e fundit të Premier League, ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit në kampionat, duke humbur nëntë prej tyre.

Kjo e ka vendosur Guardiolën nën një presion të madh, por ai është zotuar se nuk do të largohet ose të fajësojë lojtarët e tij.

“Do të provoj, do të vazhdoj”,-tha ai para udhëtimit të City-t drejt Leicester-it të dielën pasdite. ”Sigurisht që dua që kjo (seria negative) të përfundojë, të gjithë e duan. Nuk dua t’i zhgënjej njerëzit e mi, qoftë klubin, tifozët, apo njerëzit që e duan këtë klub. Mendoj se të gjithë në punën tonë duam ta bëjmë mirë dhe t’i kënaqim njerëzit. Kjo është e padiskutueshme, nuk është një ikëpyetje. Prova më e madhe është të rikthehemi përsëri, por këtë e kemi bërë edhe më parë”, tha ai.

Guardiola tha se dëmtimet janë arsyeja kryesore për formën e dobët të City-t, pasi disa lojtarë të rëndësishëm kanë munguar në ndeshjet e fundit, përfshirë barazimin 1-1 në shtëpi kundër Everton-it të enjten.

Mesfushori fitues i Topit të Artë, Rodri, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju, ndërsa Ruben Dias, John Stones, Ederson, Kyle Walker, Jack Grealish dhe Matheus Nunes munguan gjithashtu në ndeshjen ndaj Evertonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libani dëboi rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë të shtunën,…