Guardiola: Të gjithë e kanë të vështirë ndaj Chelseat

14 nëntor 2023 | 16:50

Chelsea dhe Manchester City kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë këtë edicion dhe jo vetëm në Ligën Premiere.

Të dielën dy gjigantët anglezë u përballen në “Stamford Bridges” dhe në fund barazuan pas tetë golave të shënuar 4-4.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Chelsea është një skuadër e fortë dhe është përballur me shumë skuadra të mëdha në mënyrë fantastike.

“Chelsea është një skuadër shumë e mirë, kështu që nuk ka dyshim. Liverpooli nuk mundi të fitonte në ‘Stamford Bridge’. Ata ishin shumë, shumë më të mirë se Arsenali dhe në fund, ‘topçinjtë’ barazuan. Pra, e dini, është Chelsea. Ajo nuk do të largohet kurrë nga radha e skuadrave të mëdha. Unë gjithmonë duhet të mendoj se çfarë mund të bëjmë për t’u përmirësuar. Nuk do të ndodhë që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë 7-0”, ka thënë Guardiola.

“Chelsea po përpiqet të rindërtohet dhe nuk kemi ankesa për këtë barazim”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…