
Guardiola: Tifozët e Unitedit duhet të ndihen të turpëruar për fyerjet ndaj nënës së Fodenit
08 prill 2025
| 12:47
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dënuar ashpër sjelljen e disa tifozëve të Manchester United, pas përfundimit të derbit të fundit.
Bëhet fjalë për koret fyese të drejtuara ndaj nënës së Phil Foden nga tribuna e tifozëve të “Djajve të Kuq” (“Phil Foden, nëna jote është një lavire”): “Ka qenë një mungesë totale klasi, por nuk është Manchester United që njolloset si klub në këtë rast, është çështje njerëzish. Ne, personat që jemi të ekspozuar në ekran, në botën e futbollit, veçanërisht trajnerët, pronarët dhe lojtarët, përballemi me gjëra të tilla. Sinqerisht, nuk e kuptoj çfarë kanë në mendje këta njerëz dhe ç’lidhje ka nëna e Phil me gjithçka. Është mungesë integriteti, mungesë klasi. Duhet të ndihen të turpëruar”.