Guardiola: Titulli më i vështirë, jam krenar për ekipin tim
Manchester City është zyrtarisht ekipi kampion i Premier Ligës. Fitorja 1-2 e Leicester City në “Old Trafford” kundër Manchester United, shpalli matematikisht ekipin e Pep Guardiolës kampion tre javë përpara fundit të sezonit.
Titulli i shtatë në historinë e “Cityzens” dhe i treti me Guardiolën.
“Ky ka qenë sezoni më i vështirë, kampionati më i vështirë që kemi fituar deri tani. Do e mbajmë mend gjithmonë mënyrën se si e fituan këtë titull. Jam shumë krenar për këtë grup lojtarësh, të gjithë janë të veçantë”, ka thënë Guardiola.
“Djemtë shfaqën një vazhdimësi të jashtëzakonshme, pavarësisht vështirësive të shumta që kemi kaluar. Ky triumf është gjithashtu për çdo anëtar të stafit tonë teknik, i cili ka punuar pa u lodhur në prapaskenë për t’u siguruar që lojtarëve të mos u mungonte asgjë. Premier Liga është trofeu më i rëndësishëm për të gjithë ne. Kur luan çdo tre ditë, duhet ta tregosh çdo javë që je skuadra më e mirë nëse dëshiron të fitosh kampionatin”, ka shtuar trajner spanjoll.