Guardiola, trajneri më i mirë në Premier Ligë

31 maj 2023 | 10:35

Pep Guardiola e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të sezonit në Premier Ligë, pasi udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të tretë radhazi.

52-vjeçari ka mbikëqyrur periudhën më të suksesshme të Cityt në historinë e klubit duke fituar pesë trofe të ligës angleze gjatë kohës së tij në krye. Guardiolës, trofeu i vetëm që po i mungon është Liga e Kampionëve.

Këtë ka mundësi ta fitojë kur City do të përballet me Interin në finalen e këtij sezoni në Stamboll, të shtunën më 10 qershor. Spanjolli këtë çmim e ka fituar për herë të katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet finalja e Europa League. Sevilla dhe Roma do…