Guardiola foli për vendimin më të vështirë në karrierën e tij

29 prill 2018 | 21:57

Trajneri spanjoll  Pep Guardiola,  ka thënë se lejimi i Joe Hart për t’u larguar nga Manchester City, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën e tij.

Trajneri spanjoll me të ardhur në krye të Manchester Cityt, kishte transferuar Claudio Bravon nga Barcelona për të larguar Joe Hart, që u transferua në Serie A te Torino, për t’u rikthyer në Premierligë te West Ham.

Guardiola ka thënë se vendimi për ta larguar Hartin, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën e tij. “Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë si trajner, sepse ai ishte një profesionist i pabesueshëm, dhe askush nuk ka dyshime për cilësitë e tij”, ka deklaruar Guardiola.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 30 vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë me armë…