Guardiola tregon çka duhet të bëjë City për të kaluar në finale  

29 prill 2021 | 12:04

Manchester City e ka fituar ndeshjen kundër PSG-së (1-2), por trajneri Pep Guardiola ka thënë se lojtarët e Cityt duhet të mos dalin nga vetja por ta luajnë lojën e vet në ndeshjen e kthimit.

Marquinhos e kaloi PSG-në në epërsi, por City e përmbysi rezultatin me golat De Bruyne dhe Riyad Mahrez.

“E gjitha që kërkoj unë është të jemi vetvetja në ndeshjen e kthimit. Ne jemi të mirë kur luajmë në një mënyrë të caktuar dhe prandaj nuk mund të luajmë në mënyrë tjetër. Shpresoj se do t’i gjejmë fjalët e duhura dhe vendimet e duhura për ta bërë këtë”, ka deklaruar Guardiola.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie është përfshirë në një betejë ligjore me Brad…