Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

22 nëntor 2024 | 11:21

Trajneri Pep Guardiola do të jetë në krye të Manchester Cityt deri në vitin 2027. 53-vjeçari iu bashkua Man Cityt në vitin 2016 dhe deri tani, ka fituar 18 trofe, prej tyre gjashtë herë Ligën Premier.

Kontrata e tij skadonte në fund të këtij edicioni, por ai vendosi të vazhdojë me klubin e elitës angleze.

 

“Manchester City ka kuptim të madh për mua. Është edicioni i nëntë i imi këtu. Kemi përjetuar shumë gjëra të mira bashkë këtu. Kam ndjenja të veçanta për këtë klub. E kam thënë edhe më herët, këtu kam çdo gjë që një trajner mund të kërkojë dhe këtë e vlerësojë shumë. Shpresoj të fitojmë më shumë trofe. Ky është synimi im”, ka thënë Guardiola.

 

 

Pep Guardiola e bëri Manchester Cityn vetëm skuadrën e dytë angleze që e fiton “tripletën”, kur triumfoi në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, në të njëjtin edicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës sot do të mësojë kundërshtarin në "play-off"-in…