Guardiola: Vështirë t’i shkojmë Bayernit ose Realit

30 janar 2025 | 11:36

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për përballjen e mundshëm të ekipit të tij në fazën e eliminimit me dy nga skuadrat më të mira në botë.

Rrugëtimi i Cityt nuk ka qenë i lehtë në fazën e parë të Ligës së Kampionëve 2024/25, pasi ata përfunduan në vendin 22-të, një pozitë që i detyron të luajnë ndeshjet “play-off” për të siguruar kalimin në 1/8-tën.

Kjo situatë e ka bërë detyrën e tyre edhe më të vështirë, pasi tani do të përballen me një nga dy skuadrat më të forta në Evropë, Real Madridin ose Bayern Munichun, për një vend në fazën tjetër të turneut më të rëndësishëm të klubeve. Guardiola e pranoi se skuadra e tij do të përballet me një detyrë shumë të vështirë për të kaluar në fazën tjetër.

“Ti shkojmë Bayern Munichut ose Real Madridit do të jetë shumë e vështirë, por është pas dy javësh dhe brenda dy javësh do të na rikthehen disa lojtarë, përfshirë edhe përforcimet e reja, kështu që shpresojmë të bëjmë dy ndeshje të mira”, ka thënë Guardiola.

Ndryshe, ndeshjet e fazës ‘play-off’ në Ligën e Kampionëve janë paraparë të zhvillohen me datat 11-12 shkurt dhe 18-19 shkurt 2025, ku çdo klub do të luajë një herë të martën dhe një herë të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalistja e edicionit të tretë të “BBVK” Xheneta Fetahu do…