Guardiola: Xavi është i gatshëm për Barcelonën

29 tetor 2021 | 15:38

Pep Guardiola bekon menjëherë Xavin në lidhje me zërat që e shohin atë pranë bankinës së Barcelonës.

Trajneri i Manchester Cityit, ka drejtuar ekipin katalanas në periudhën më të artë, teksa në atë kohë Xavi ishte një nga elementët më të rëndësishëm të ekipit.

“Nuk kam asnjë dyshim se Xavi është gati për atë vend. E njeh futbollin, ka pasion dhe ndoshta më shumë eksperiencë se unë kur mora drejtimin e skuadrës së Barcelonës. Suksesi do të bartet nga impenjimi dhe kualiteti i futbollistëve të tij. Ndikimi ynë në lojë është shumë më i vogël se sa e mendojnë njerëzit. Thuajse gjithçka varet nga kualiteti i futbollistëve”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez, ka treguar këmbët e saj të tonifikuara derisa…