Guardiola zbulon të ardhmen e Agueros

24 maj 2021 | 11:55

Sergio Aguero është larguar nga Manchester City. Trajneri Pep Guardiola ka thënë se sulmuesi argjentinas me shumë gjasë do t’i bashkohet Barcelonës.

“Ndoshta zbuloj një sekret, teksa them se Aguero është afër marrëveshjes me klubin e zemrës sime, Barcelona. Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, Messi”, ka thënë Guardiola.

Sergio Aguero ka luajtur për Manchester Cityn nga viti 2011, duke regjistruar 275 paraqitje dhe ka shënuar 184 gola.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angela Merkel e trajtonte kryeministrin hungarez, Viktor Orban me një…