Guardiolan e lëshuan këmbet te rasti i Sonit, momenti bëhet viral (video)
Manchester City e ka mposhtur mbrëmë Tottenhamin në xhiron e parafundit të sezonit, e që ishte edhe një nga më të rëndësishmet për sa i përket garës për titull.
Erling Haaland ishte heroi i Cityt në përballjen kundër “Suprs”, i cili shënoi dy gola, një në minutën e 51-të dhe një në të 92-ën.
Por, një moment është bërë viral në rrjetet sociale, ku trajneri i Cityt, Pep Guardiola, u shtri në tokë gjatë një aksioni të Heung-Min Son, i cili ishte ballë për ballë me portierin dhe kishte shansin për ta barazuar rezultatin në minutën e 87-të.
Me këtë fitore, City është tashmë në vendin e parë me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali i cili i ka 86 sosh.
Të dielën, City në shtëpi e pret Ëest Hamin, kurse Arsenali Evertonin, ku titullin Cityt ia siguron vetëm fitorja.