
Gucati: Do të dorëzohesha, s’ishte i nevojshëm arrestimi im
01 tetor 2020
| 16:04
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka dalë sot në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale pas arrestimit të tij që ndodhi javën e kaluar.
Ai ka thënë sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pasur nevojë që ta arrestonte, ashtu siç veproi.
“Do të dorëzohesha”.
“Nuk ka qenë e nevojshme që të vinin policia e EULEX për të më arrestuar”, ka thënë Gucati.
Gucati i është përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake se një orë e gjysmë pas arrestimit e ka kontaktuar të birin e tij se është prangosur.