Gucati e Haradinaj kërkojnë mbrojtje të ligjshmërisë, Specialja cakton panelin e gjyqtarëve
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë që i bie kundërshtim të vendimeve të marra nga shkallët e gjykatave të tjera.
Gjykata Speciale tashmë ka caktuar panelin e gjyqtarëve i cili përbëhet nga; Ektarina Trendafilova, Christine van den Wyngaet dhe Daniel Fransen.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë nga Nasim Haraidnaj është paraqitur më 2 maj 2023, ndërsa ajo e Hysni Gucatit është paraqitur më 3 maj 2023.
Tre muaj më parë, Dhomat e Specializuara kanë ulur dënimin me 3 muaj për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj.
Në ndryshim nga katër vjet e gjysmë që u dënuan në gjyqin e parë, tani ata do të vuajnë katër vjet e tre muaj burg. Nga dënimi i tyre do të hiqet koha e qëndrimit në paraburgim.
Këtë e bëri të ditur vet kryetarja e trupit gjykues të apelit, Michele Picard.