Gucati fajëson politikanët për ‘veteranët e rrejshëm’
28 janar 2019
| 11:51
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se fajin për “veteranët e rrejshëm” e kanë edhe politikanët dhe jo vetëm ish-komandantët e UÇK-së.
Sipas tij, një pjesë e politikanëve është dashur të paraqiten sot në gjykatë në rastin e veteranëve.
“Është mirë të ndahet shapi prej sheqeri. Në frymën e kësaj nuk kanë faj vetëm komandantët, por edhe politika është dashur të thirren. Edhe liderët e partive të ndryshme ta ndajnë fajin bashkë me komandantët. Unë nuk flas me emra, por politika i ka fajet edhe ata është dashur të jenë këtu sot bashkë me komandantë”, ka thënë Gucati.