Gucati: Gjykata Speciale të ndalohet, akt i lig kundër Kosovës

21 dhjetor 2017 | 21:59

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka deklaruar se vendimi për Gjykatën Speciale është padrejtësi, ndërsa ka potencuar se qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar se janë kundër kësaj Gjykate.

“Gjykata Speciale është e dëmshme dhe ajo duhet ndryshuar. Presion është bërë ndaj nesh dhe shokëve tanë. Kam thanë edhe më herët që kjo Gjykatë duhet të ndalohet, kjo është shkelje ndërkombëtare. S’ka kërkund në botë gjykatë të njëanshme. Ne si qytetarë të Kosovës nuk e meritojmë. Këta kanë bërë një akt shumë të lig ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ndaj UÇK-së”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar 100 ditshin e…