Gucati i nënshtrohet operacionit, djali i tij me dedikim emocional: Po hapet një plagë e lirisë ndër pranga e mbrapa qelisë

17 tetor 2022 | 15:30

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati aktualisht është duke iu nënshtruar operimit në këmbën e tij.

Musli Gucati, djali i Hysniut, në një postim në “Facebook” ka shkruar se pas plotë 22 vitesh dhimbje, vuajtje, vështirësi  sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërisë, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, babai i tij i është nënshtruar operacionit të 28-të.

“Sot po kjo plagë po hapet për të 28-në  herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku. Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë. E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijët tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje. Ne e dimë që ti do jesh i fortë së i tillë ke qenë gjithmonë e të tillë na ke mësuar të jemi edhe ne, i pa mposhtur e krenar”, ka shkruar Musli Gucati.

Ai ka thënë se kjo plagë nuk do ta vras babin e tij dhe se e preson që të vijë ashtu siç ka shkuar, çlirimtarë.

Kujtojmë se Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij viti, për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. Ai u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e…