Gucati i reagon prokurores në Speciale: Gjuhën shqipe e di shumë mirë sepse babë dhe nënë i kam shqiptarë
Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Teksa është pyetur se a ka parë emra të dëshmitarëve shqiptarë në dokumentet e Speciales, Gucati ka thënë se nuk i ka parë.
Por, një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit. Ajo ka vazhduar që të insistojë ta pyet Gucatin.
Më tutje, Gucati i ka sugjeruar që të marrin një njohës të gjuhës shqipe që t’ua sqarojë fjalitë.
“Jo shqiptarë duhet me thënë se shqiptarë i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar! Nëse them po shqiptarë i bien që po është e vërtetë. Por unë po them jo shqiptarë. Ju lutem, mos ma ngatërroni fjalën se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptarë. Kam lindur shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai.