
Gucati: Krenar me luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së
09 korrik 2020
| 21:53
Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë protestuar të enjten në të gjitha qytetet e Kosovës për të kundërshtuar akuzat e ngritura për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar disa fotografi nga kjo protestë, duke ritheksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Veteranët edhe sot e dëshmuan se janë gjithmonë në mbrojte të vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çdo herë do të jemi të gatshëm për vendin tonë Kosovën, krenar me luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati.
(Q.R / Epoka e re)