Gucati: Kurti ka thënë se kur të bëhet kryeministër do ta shfuqizojë Specialen
28 tetor 2019
| 10:10
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga pretendenti kryesor për postin e Kryeministrit, Albin Kurti, që ta mbajë premtimin e dhënë dikur për Gjykatën Speciale.
“Kurti ka thënë në Parlament se kur të bëhet kryeministër do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale. Ai do ta ketë mbështetjen tonë të plotë dhe i kërkojmë që ta mbajë premtimin e dhënë dhe se poashtu nuk do t’i dërgojë veteranët e luftës në këtë gjykatë”, ka thënë Gucati, transmeton Klan Kosova.
Ai në “Sytë 7” ka thënë se nuk beson megjithatë se diçka e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.
“LV nuk mund ta zhbëjë këtë gjykatë sepse në koalicion pretendojnë të jenë më LDK-në e cila ka qenë idhnare e formimit të saj”.