Gucati: Nuk pajtohem me dënimin e vogël ndaj Darko Tasiq
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar sot me 22 vite burg të akuzuarin për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, Darko Tasiq.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky dënim është shumë të vogël dhe nuk pajtohet më verdiktin e gjykatës.
Postimi i plotë i Gucatit:
Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe paraushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk pajtohemi me vendimin e Gjykates Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare. Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!