Gucati: Numri i veteranëve mund të rritet
Kryetari i OVL të UÇK-së , Hysni Gucati në emisionin “InfoBox” ka konfirmuar se vetëm ditën e parë, janë mbledhur diku rreth 5 mijë nënshkrime në peticionin e nisur, dhe deri të mërkurën, pret që ky numër të shkoj në 15 mijë nënshkrime.
Gucati deklaroi se kanë përkrahje edhe nga politika, duke thënë se rreth 17 deputet vetëm se e kanë nënshkruar peticionin.
“Prej tyre, i pari ka qenë, Fatmir Shurdhaj, që ka qenë ish-deputet. Kemi pas edhe zëvendësministra. Por, numri aktual është 17 ose 18”, deklaroi ai.
Gucati po ashtu ka thënë se kanë frikë se numri i veteranëve, mund të rritet edhe më shumë. “Ne kemi frikë. Mund të rritet. Po nëse rritet, e bajshin me shëndet ata zotërinjtë të cilët janë brenda. Ne nuk marrim përgjegjësi për atë punë”, deklaroi Gucati.