Gucati: OVLUÇK-ja nuk i ka ndarë mirënjohje apo dekoratë Qani Rexhepit

10 maj 2020 | 15:28

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se asnjëherë nuk i ka ndarë mirënjohje apo dekoratë Qani Rexhepit.

Sipas tij, mirënjohje ka marrë Avdil Rexhepi për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë,

“Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlirimtare asnjëherë nuk i ka ndarë asnjë mirënjohje dhe asnjë dekoratë Qani Rexhepit. Mirënjohje ka marrë Avdil Rexhepi për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë. Në videon që ka qarkulluar sot nëpër media të cilën e ka publikuar gazetari maqedonas pro-rus, Zoran Bozhinovski, ku shihen katër persona ku njëri në mesin e tyre përdor gjuhë ofenduese dhe fyese ndaj komandantin legjendar Adem Jashari, në atë veturë nuk gjendet Avdil Rexhepi”.

“OVL e UÇK-së i bënë thirrje të gjithë atyre që mundohen të njollosin punën e Organizatës së Veteranëve të Luftës të ndalin këto gënjeshtra ndaj saj dhe të gjithë ata të cilët po hedhin akuza do t’i padisim për shpifje dhe për manipulimet që po i bëjnë ndaj OVL-së të UÇK-së. Cilido njeri që përdorë gjuhë denigruese ndaj komandantit legjendar Adem Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish –ushtarëve, OVL e UÇK-së e dënon gjuhën paskrupullt ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Askush nuk mundet ta njollosë emrin e kryetrimit, heroit, arkitektit dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit”, ka shkruar Gucati në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/hisni.gucati/posts/2884867848296077

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran…