Gucati: Pak shpresa që Specialja ta lejojë Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

17 mars 2025 | 18:40

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka ngritur shqetësimin për mundësinë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të mos marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Gucati u shpreh skeptik për RTV Dukagjinin në lidhje me një vendim pozitiv nga Gjykata Speciale, duke u bazuar në përvojat e mëparshme të të akuzuarve të tjerë.

Ai kujtoi rastet kur Kadri Veseli dhe Nasim Haradinaj nuk u lejuan të merrnin pjesë në ceremonitë mortore të familjarëve të tyre.

“Me keqardhje po them se pak shpresoj që kjo gjykatë do ta lejojë [Thaçin] të marrë pjesë në varrim. Duke e parë me mu çka ka ndodhur, me zotin Kadri Veseli dhe të tjerët. Kemi edhe rastin (e Nasim) Haradinajt, ku i ka vdekur vëllai dhe nuk ka mundur të vij në varrim”.

“Shpresoj shumë që ta lejojnë me ardh, por pak jam duke besuar. Jam në kontakt me vëllain e Thaçit, Idrizin, ata janë në koordinim me mbrojtësit e zotit Thaçi, por ende nuk ka një lajm deri në këto momente se a do të lirohet zoti Thaçi. Mua më ka lejuar dy ditë pasi ma ka vdekur baba, ashtu edhe zotin Veseli pas dy ditësh e ka lejuar”, ka thënë Gucati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin…