Gucati shpallet fajtor, dënohet me katër vjet e gjysmë burgim

18 maj 2022 | 10:50

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati është shpallur fajtor nga Dhomat e Specializuara.

Ai është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur edhe kohën sa ka qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur”, ka thënë gjykatësi Charles Smith III.

Vetëm në pikën 4 – hakmarrja, Gucati është shpallur i pafajshëm.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…