Gucati: Sugjerimi se UÇK-ja është ‘organizatë kriminale’, e pavërtetë, fyese dhe absurde
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Hysni Gucati në fjalën përfundimtare të mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Speciale është ngritur në këmbë në mbrojtje të luftës çlirimtare.
Gucati ka thënë se çdo sugjerim që është bërë ndaj UÇK-së që është organizatë kriminale është absurde, e pavërtetë dhe është fyerje për dëshmorët e lirisë.
“Çdo sugjerim që është bërë ndaj UÇK-së se është ‘organizatë kriminale’ është absurde, e pavërtetë dhe fyerje për dëshmorët e lirisë”, ka thënë Gucati, duke theksuar se UÇK-së i është bashkuar për ta mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
“Do të luftojë çdo ditë për të drejtat e popullit tim. Në vitin 1997 unë dhe bashkëmoshatarët e mi u jemi bashkuar UÇK-së, Këtë e kam bërë për ta mbrojtur atdheun tim, popullin tim dhe Kosovën”, është shprehur Gucati.