Gucati: Vdes me zhig me ditë se kush i ka sjellë dokumentet në zyrat tona
08 dhjetor 2021
| 14:54
Edhe të mërkurën në Gjykatën Speciale ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj kryetari të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati.
Gucati edhe një herë njëherë ka thënë se nuk e di se nga kanë ardhur dokumentet e Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-UÇK-së.
Ai ka thënë se është shumë i interesuar ta dijë se kush i ka sjellë këto dokumente në zyrat e OVL-UÇK-së.
“Vdes me zhig me ditë se kush i ka pru ato dokumente në zyrat tona”, ka thënë Gucati.