Gucati vjen në Kosovë, shkon te varri i babës

30 maj 2022 | 14:43

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati ka vizituar sot varrin e babait të tij, në varrezat e fshatit Marinë që gjenden afër kompleksit memorial të dëshmorëve.

Por ai sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e Eulex-it, siç shihet edhe në fotografitë e Tëvë1.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça e ka falënderuar publikisht Golden Eagle Ylli për…