Gucati vjen në Kosovë, viziton nënën e tij në spital (video)

16 shtator 2022 | 16:03

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka ardhur në Kosovë.

Gucati ka ardhur nga Haga për ta vizituar nënën e tij të sëmurë në QKUK. Ai është parë i shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it.

Nëna e Gucatit është duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë pasi vuan nga kanceri.

Gucati edhe në korrik të këtij viti ka ardhur për vizitë tek nëna që ishte e shtrirë në spital.

Më poshtë gjeni fotografitë dhe videon e siguruar nga Demokracia.com:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ishte e ftuar speciale në emisionin e James…