Guendouzi prezantohet te Marseille  

06 korrik 2021 | 13:38

Marseille ka konfirmuar nënshkrimin e Matteo Guendouzi nga Arsenal në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

Guendouzi u bashkua me Arsenalin në verën e vitit 2018 dhe fillimisht bëri përshtypje nën trajnerin e atëhershëm Unai Emery. Ai vazhdoi të luante nën Mikel Arteta pasi ai mori detyrën, por që më pas nuk u fut më deri në fund të sezonit 2019-20.

Francezi u bashkua me Hertha Berlin në huazim sezonin e kaluar, duke bërë 24 paraqitje në kampionat dhe duke shënuar dy gola. Ai tani ka rënë dakord të largohet nga Arsenali përsëri.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monica Bellucci ia ka trashëguar të gjithë bukurinë vajzës së…