Guerot për Rugovën: Vizioni i tij për një Kosovë të lirë fitoi besimin e bashkësisë ndërkombëtare

21 janar 2025 | 11:28

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se qëndrueshmëria e presidentit Ibrahim Rugova përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike kanë fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Këtë deklaratë, Guerot e bëri në “X”, ku ka ndarë fotografi të homazheve në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës.

“Homazhe për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike kanë fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbeten burim frymëzimi”, ka shkruar ambasadori francez.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papritmas ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare veterani i Ushtrisë…