Guerreiro, lojtar i ri i Bayernit  

23 qershor 2023 | 11:18

Raphael Guerreiro edhe zyrtarisht është lojtar i Bayern Munchen. Anësori pas 7 vitesh në Borussia Dortmund largohet si lojtar i lirë, kurse me kampionët e Gjermanisë ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Portugezi me “verdhezinjtë” e Dortmundit arriti të fitonte dy herë Kupën e Gjermanisë, në vitet 2016-2017 dhe 2020-2021, si dhe ka fituar gjithashtu Superkupën e Gjermanisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duhen mesatarisht 5 vjet e tre muaj pritje për trajtimin…