Guillou premton se para fundvitit do ia dorëzojë trupit gjykues çështjen ndaj liderëve të UÇK-së
04 nëntor 2022
| 15:17
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka njoftuar palët se përpara fundit të këtij viti synon që çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit t’ia dorëzojë trupit gjykues.
Mirëpo, mbrojtja e Thaçit ka filluar me ankesa dhe kritika kundrejt Zyrës së Prokurorit të Specializuar për mosdorëzimin e të gjitha materialeve provuese.
Kjo sipas avokatit, Gregory Kehoe është duke ndodhur pavarësisht urdhrave të Gjykatës Speciale që këto materiale të nxirren për mbrojtjen e drejtuesve të UÇK-së.
Diskutimet për këto materiale, kanë kaluar në seancë private.
Kjo është konferenca e 15 statusore ndaj Thaçit e të tjerëve.