Guler mohon largimin nga Reali: Nuk ka probleme me Ancelottin
11 tetor 2024
| 16:37
Futbollisti turk i Real Madridit, Arda Guler ka mohuar zërat që thonë se ai dëshiron të largohet nga Reali. Megjithatë, mesfushori turk ka pranuar se ai kërkon të luajë më shumë nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
“Nuk ka probleme mes meje dhe Ancelottit. Po luaj më shumë këtë vit. Gjithçka është mirë”, ka thënë Guler. “Natyrisht, unë dua të luaj çdo ndeshje, por kjo është normale. Nuk ka asnjë problem”, ka shtuar Guler.