Gullit: Bayerni duhet ta marrë De Ligtin, Haalandi i përkryer për Liverpoolin

03 shkurt 2022 | 17:03

Ruud Gullit, legjenda holandeze e Milanit, ka këshilluar Bayern Munchenin të marrë Matthijs de Ligt nga Juventusi, ndërkohë që flet edhe për të ardhmen e Erling Haalandin në intervistën e dhënë për “Bild”.

“De Ligt ka mësuar shumë te Juventusi dhe mund të japë një kontribut të madh për Bayern Munichun”, ka thënë fillimisht holandezi, i cili më tej ka folur për sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit.

“Haaland e shoh në Angli, por mendoj se nuk do të shkojë te Manchester Unitedi. City do të ishte një opsion i mirë për shkak të Pep Guardiolas. Liverpooli dhe Jurgen Kloppi do të ishin një mrekulli për të. Ajo që ka bërë Jurgen në atë klub është e pabesueshme. Thjesht duhet ta duash atë dhe ai gjithmonë është i uritur. Kjo i shkon për shtat Haalandit. Në Spanjë vetëm Real Madridi është një opsion. Këto janë tri klubet që do të jenë në garë për Erlingun”, ka deklaruar Gullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm 24 orë na ndajnë nga nata e spektaklit të…