Gullit: Do të ishte bukur nëse do ‘Topin e Artë’ do ta fitonte Kante
22 shtator 2021
| 16:16
Kush do ta fitojë Topin e Artë 2021? Në sezonin e kaluar, çmimi prestigjioz i France Football nuk është dhënë për shkak të pandemisë, por këtë vit do të kemi një fitues.
Mes kandidatëve kryesorë është Jorginho, por Ruud Gullit shikon si favorit edhe shokun e skuadrës së italianit: N’Golo Kante.
Kante ka luajtur 30 ndeshje vitin e kaluar mes Premier League dhe Champions League dhe është bërë lojtari i parë që është votuar si lojtari më i mirë në dy gjysmëfinalet e fituara nga londinezët.
“Nëse i duhet dhënë Jorginho-s? Është pak si Baresi, që nuk e ka fituar pavarësisht nivelit të tij të lartë. Do të ishte bukur ta fitonte një lojtar që tërheq vëmendjen më pak për golat, mendoj se Kante do ta meritonte”, ka thënë Gullit për “L’Equipe”.