Gullit: Gjithmonë favorit për titullin mbetet Juventusi
01 mars 2021
| 10:58
Ish-lojtari i Milanit, Ruud Gullit, është intervistuar nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ku ka analizuar sezonin e kuqezinjve të Piolit, por edhe për Serinë A në tërësi.
“Dëmtimet e shumta janë ndier dhe skuadra ka humbur disi shkëlqimin, por jam shumë i lumtur që e shoh Milanin kaq lart në klasifikim për të luftuar për titullin. Për mua gjithmonë favorit për titullin mbetet Juventusi. Sigurisht, edhe pse Interi është në vendin e parë. Milani ka luajtur shumë mirë pjesën e parë të sezonit, edhe pse ka ndalur disi hapin nga të tjerët. Lazio më pëlqen, por Juventusi ka skuadrën më të fortë që mund të përmbysë gjithçka”, ka thënë Gullit.