Gundogan: Dua ta ndihmoj Barçën të kthehet atje ku e meriton

26 qershor 2023 | 16:29

Ilkay Gundogan edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Lajmin e ka dhënë klubi spanjoll në “Twitter”, ku i ka uruar mirëseardhje mesfushorit gjerman. Gundogan u largua nga Manchester City në drejtim të katalanasve dhe do të jetë i lidhur me një kontratë deri në vitin 2025.

“Nëse do të largohesha, kishte vetëm një klub në botë ku kishte kuptim të shkoja. Ishte Barcelona ose asgjë. Që kur isha i vogël, ëndërroja ta veshja atë fanellë një ditë. Kam besim se më kanë mbetur edhe pak vjet në nivelin më të lartë dhe thjesht dua ta ndihmoj Barcelonën të kthehet atje ku meriton të jetë. Do të jetë një ribashkim me mikun tim të vjetër Lewa. Jam i emocionuar për të luajtur me një trajner tjetër, të cilin e kam admiruar për një kohë të gjatë. Kur unë dhe Xavi folëm për projektin, m’u duk shumë e natyrshme. Unë shoh shumë ngjashmëri mes nesh si futbollistë dhe në mënyrën se si e shohim lojën”, ka thënë Gundogan.

“Unë e di se do të ketë shumë presion në Barcelonë. Por unë e dua presionin. Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë. Nuk po kërkoja një ulje të lehtë. Po kërkoja një sfidë të re. Kjo është për çfarë bëhet fjalë ky kapitull tjetër. Mezi pres të luaj me fanellën e Barcelonës”, ka shtuar Gundogan. 32-vjeçari i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë pasi i përfundoi kontrata aktuale me Manchester Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pas parasysh fillimin e sezonit të verës kur shumëfishohet…