Gundogan: Jam te Barcelona për ta fituar tripletën
Ilkay Gundogan iu ka bashkuar Barcelonës për të fituar gjithçka. Ai ishte një nga lojtarët kryesor në fitimin e tripletës historike për Manchester Cityn.
Gundogan e sheh veten duke fituar Ligën e Kampionëve edhe këtë vit me skuadrën, me të cilën ëndërronte të luante një ditë.
“Nuk mund t’i thuash jo Barçës. Që i vogël kam ëndërruar të luaj për këtë ekip. Gjithashtu, kam parë potencialin e skuadrës… dhe çfarë mund të bëj më mirë skuadra”, ka thënë Gundogan për “Mundo Deportivo”.
“Jam këtu për ta fituar Ligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Jam shumë i motivuar dhe kam ardhur këtu për t’i dëshmuar vetes se ia vlen edhe pse 32 vjeç. Sfida nuk do të jetë e lehtë, por më pëlqejnë sfidat e vështira. Kam ardhur për të shijuar dhe, mbi të gjitha, për të fituar. Unë mendoj se ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Ka cilësi, por ju nuk keni nevojë vetëm për cilësi, keni nevojë për mentalitet, qëndrueshmëri dhe ndonjëherë edhe pak fat”, ka shtuar Gundogan.