Gundogan: Koronavirusi më goditi fort
09 tetor 2020
| 17:46
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është një nga lojtarët që ka vuajtur nga virusi Covid-19.
Anëtari i kombëtares së Gjermanisë e ka parë të rrugës që t’i paralajmërojë të gjithë për vuajtjet që mund t’i sjellë ky virus. “Më goditi fort. Unë kisha dhimbje në gjymtyrë”, ka thënë Gundogan.
“Pastaj isha krejtësisht i lodhur dhe shqisa e të shijuarit më kishte humbur krejtësisht. Të jem i sinqertë, nuk më kujtohet kur isha goditur së fundmi nga një infektim”, ka thënë gjermani. Gundogan nuk është lojtari i vetëm që ka pasur virusin. Madje, së fundmi, ka shumë emra që janë infektuar, me Serinë A që është kthyer në vatër të virusit.