
Gundogan pozitiv në testet e Covid-19
21 shtator 2020
| 12:22
lkay Gundogan është lojtari i radhës që është infektuar me Covid-19.
Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë dhe Manchester Cityt, Gundogan, është infektuar me virusin Covid-19.
Lojtari do të obligohet tashmë që të vet-izolohet, pas rezultateve të pranuara. Gundogan do të jetë në izolim për 10 ditë, pastaj do t’i nënshtrohet përsëri testeve. Ai nuk do të mund të luajë sonte kundër Wolverhampton Wanderers.