Gundogan refuzon dy klube, preferon kalimin te Barcelona
16 qershor 2023
| 14:03
Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan thuhet se ka refuzuar dy oferta fitimprurëse këtë verë. Mesfushori i “Citizens”, i cili e ndihmoi skuadrën e tij për të fituare tripletën historike këtë sezon, po i jep fund kontratës me klubin nga “Etihad”.
Megjithatë, nuk mungojnë klubet e interesuara për 32-vjeçar, i cili ka qenë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë viteve të fundit. Gjermani me origjinë turke ka qenë një objektiv i Barcelonës, me ofertën e tyre që e tërheq shumë, pasi tashmë ka refuzuar dy oferta të mëdha.
Sipas gazetës “Bild” në Gjermani, Gundogan refuzoi interesimin nga ish-klubi i tij Borussia Dortmund dhe një ofertë nga Arabia Saudite.