Gundogani do të largohet nga City
17 maj 2022
| 14:52
Aventura e Ilkay Gundogan te Manchester City mund të konsiderohet e përfunduar.
“Daily Mail” raporton se “qytetarët” nuk kanë ndërmend që t’i ofrojnë rinovimin e kontratë që përfundon në vitin 2023. Mesfushori gjerman do të lihet si futbollist i lirë këtë verë, për të nisur një aventurë të re.
Kujtojmë që Gundogan mbërriti në Manchester në vitin 2016 për 21 milionë sterlina. Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i tij, teksa interesimi nuk do të mungojë.