Gundogani do të rikthehet te City
Mesfushori Ilkay Gundogan do të rikthehet në Manchester City, kjo gjë tashmë është e sigurt. Marrëveshja është arritur dhe mesfushori gjerman me prejardhje turke do ta nënshkruajë kontratën njëvjeçare me “Citizens”, deri në qershor të vitit 2025. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, njëherësh ekspert i transfereve, Fabrizio Romano.
Gjuha e përbashkët është arritur pas bisedimeve pozitive në 48 orët e fundit. Trajneri Pep Guardiola ishte ai që e dha dritën e gjelbër për ta pasur prapë në dispozicion mesfushorin kreativ, i cili po largohet nga Barcelona pas vetëm një viti të kaluar në “Camp Nou”.
Për mesfushorin me përvojë kampioni anglez nuk do të paguajë fare para, ndërsa Barça do të lehtësohet me largimin e tij pasi nuk do ta paguajë një rrogë të lartë dhe do t’i lirohet vendi për ta regjistruar Dani Olmon.