Gunes, trajner i ri i Lirisë
Ali Gunes do ta udhëheq Lirinë në stinorin pranveror.
Klubi nga Prizreni zyrtarizoi sot trajnerin e ri, i cili do të zëvendësojë të larguarin, Mirsad Jonuz.
Gunes është emër i njohur në Turqi. Ai së fundmi punoi si shef skautimi te Gaziantep.
Ndërsa, si trajner 62-vjeçari ka punuar te Osmanilspor, Bartinspor, Horizont, Hatayspor, Yeni Matalyaspor, Adana Demirspor, Corumspor, Adiyamanspor, Alanyaspor, Diskispor, Boluspor, Iskenderun DC, Kardemir Karabuk, Gaziantep BB, Sanliurfaspor, Afyonspor, Adiyamanspor, BB Gaski Spor dhe Gaziantep U21.
Trajneri turk ka ushtruar edhe detyrë të drejtorit sportiv, te Gazientep BB.
Kryetari i Lirisë, Valon Osmani, deklaroi se me angazhimin e Ali Gunes dhe përforcimeve të bëra synohet mbijetesa në Superligën e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):
“Arrin kryetrajneri Ali Gunes
Të premten Ali Gunes, ka qen prezent në stërvitjen e FC Liria.
Ai, tashmë zyrtarisht do ta drejtoi skuadrën, në stinorin pranveror.
“Me angazhimin e trajnerit Gunes si dhe përforcimet e bëra, do të luftojmë shumë për të mbet në Superlig”, ka thënë kryetari Valon Osmani.
Osmani, pohoi se brenda disa ditësh, priten edhe tre përforcime cilësore.
Ndërkaq, Gunes ka kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve, për të arrit qëllimin.
Ai, ka premtuar shumë punë e disiplinë”.