
Guradiola pas barazimit ndaj Unitedit: Duhet të shohim vetëm përpara
07 prill 2025
| 13:26
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë pas barazimit ndaj Manchester United (0-0), se e kanë dëshiruar fitoren por edhe përkundër faktit se ajo nuk është arritur duhet të shohin vetëm përpara.
“Sigurisht që dëshironim fitoren, por ‘Old Trafford’ është ‘Old Trafford’. Që të fitosh këtu duhet të zhvillosh një performancë shumë të mirë. Gjithsesi po shoh përmirësim ndeshje pas ndeshje. Marrim këtë pikë e shohim vetëm përpara nga e ardhmja”, ka thënë Guardiola.