Gurbardhi e Bubli në Malishevë bëhen me ndriçim publik
Në kuadër të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha në komunën e Malishevës ndriçimi publik në fshatra, ka përfunduar ndriçimi në fshatrat Gurbardh dhe Bubël.
Kjo komunë ka njoftuar se ky projekt po shkon drejt përfundimit, ku është duke u rregulluar ndriçimi në 18 vendbanime.
Këtë vit gjysma e vendbanimeve do të bëhen me ndriçim, dhe varësisht nga mundësitë buxhetore, deri në vitin 2020 shumica dërmuese e fshatrave pritet të kenë ndriçim publik.
Rregullimin e ndriçimit në Gurbardh e ka parë nga afër edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është ndarë i kënaqur me realizimin e projektit, sipas dinamikës së paraparë.
Ndërsa në Bubël, rregullimin e ndriçimit e ka inspektuar nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha.
Gjatë inspektimit të punimeve Begaj e Berisha, janë takuar edhe me banorët e këtyre dy fshatrave.
/Epoka e re/