Guri i LDK-së publikon mesazhin e Ministrisë së Financave drejtuar një vajze, e quan skandal

12 nëntor 2024 | 20:24

Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ka publikuar një email që thotë Ministria e Financave ia ka dërguar një vajze që “kërkoi ekzekutimin e pagës”.

Guri e ka quajtur “skandal e të pabesushme”, përgjigjen që sipas tij është e Ministrisë së Financave, thuhet “mendjemadhësinë ruajeni për vetën tuaj”.

Guri shprehet se shteti me muaj nuk ia “ka ekzekutuar pagën e merituar vajzës”.

“Kushdo që e ka shkru këtë email, duhet me shku në shpi. Në një qeveri normale dhe me një ministër normal, do të duhej të kërkohej publikisht falje! Por ama, fatkeqësisht, as qeverinë dhe as ministrin nuk i kemi normalë! Qasja e tyre arrogante po shihet që është instaluar edhe në përgjigjet institucionale nëpërmjet email-ve! SHTETI NUK ËSHTË I JUAJI TË ABUZONI NË KËTË MËNYRË!”, shprehet ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, ka…