Gushavci i Deçanit
Në bregun e majtë të Lumbardhit të Deçanit gjendet burimi i ujit të thartë, i njohur nga populli me emrin Gushavci.
Është një pasuri hidrike e Deçanit. Uji i Gushavcit, gjatë viteve ka pasur një vendburim, kurse tani buron në tri vende të ndryshme, në një hapësirë të përbashkët prej 2600 m², nga 651 m/lmd. Uji ka efekte të mira për pije. Kjo shije e mirë e tij krijohet nga mineralet e tretura në ujin e këtij burimi.
Uji i Gushavcit, jo vetëm që është i mirë për pije, por nga popullata cilësohet edhe si ujë shërues për persona që kanë probleme me lukthin, infeksione të lëkurës, njolla në fytyrë, fytit, dhimbje të nyjeve e eshtrave etj.
Ky vend, nga viti në vit, çdo herë e më shumë po vizitohet jo vetëm nga popullata vendase, por edhe nga vendet tjera të Kosovës.
#DeçaniKaVleraTuristike
#RuajeDheDuajeVendinTënd
???❄️?