
Gustavo shkon në Fenerbahçe
02 shtator 2019
| 15:40
Futbollisti brazilian Luiz Gustavo e ka mbyllur përfundimisht aventurën me Marseille për të nisur një të re në kampionatin turk.
Ish-anëtari i Bayern Munchen kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga Fenerbahçe me të cilët gjeti dhe akordin por drejtuesit e klubit francez nuk po gjenin zëvendësuesin.
Së fundmi Marseille huazoi Valentin Rongier nga Nantes, çka i hapi përfundimisht rrugën transferimit të Gustavos te Fenerbahçe për 6 milionë euro plus 1 milion bonus në varësi të rezultateve.